Sipas dëshmitarëve, një person që drejtonte një “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy makina të parkuara në rrugë. Po sipas tyre, shoferi i “BMW”-së ka qenë i dehur.
Një qytetar ka shkruar për “JOQ.al”: Përshëndetje JOQ! Aksident i ndodhur orët e para të mëngjesit në Gramsh. Si pasojë e teprimit me pijen, një person që udhëtonte me BMW ka përplasur dy makina të parkuara duke i lënë në këtë gjendje. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz”.





