Mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës, dy makina janë përplasur keq me njëra –tjetrën. Aksidenti ndodhi në orën 06:20, kur rruga ishte thuajse bosh.
Një ‘Golf’ me targa AA701 HJ dhe një ‘Mercedez Benz S’ me targa AA522TD janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë jashtë rruge.
Nga përplasja nuk pati viktima, por dëmtime të shumta të të dy mjeteve, siç shihet në fotot e mëposhtme.
Aksidenti ndodhi në rrugën "Ibrahim Rugova", në hyrje të Bllokut, pranë urës së Lanës.





