Një familje shqiptare ka pësuar një aksident të frikshëm në Modena. Familja po udhëtonte me makinë ndërkohë që është përfshirë nga flakët.

Sipas raportimeve të medias lokale, në makinë krahas prindërve ishin edhe dy vajzat e tyre, respektivisht 4 dhe 2 vjeç.

Dëmtimet më të rënda i ka pësuar vajza e madhe e cila ka marrë lëndime në kokë, ndërsa për fat të mirë të katër personat janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për këtë ngjarje thuhet të jetë bërë dalja nga e makinës nga rruga dhe përfshirja nga flakët.

Për fat të mirë, prindërit kanë reaguar shpejt duke nxjerrë fëmijët nga makina, pa u djegur plotësisht.