Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Divjakë – Çermë, në fshatin Shën e Premte.
Si pasojë e përplasjes se një zetori me një motor janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, por drejtuesi i mjetit zetor, A.A, 34 vjeç, banues në fshatin Çermë, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në orën 18:55 në reanimacionin e spitalit Lushnje.
Ndërsa drejtuesi i motorit, I.T, 31 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte, ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





