Një aksident i frikshëm ku janë përfshirë tri automjete ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të Tiranës, pranë mbikalimit të Kamzëz.
Shoferi i njërit prej automjeteve ka humbur kontrollin gjatë drejtimit dhe për pasojë makina ka përfunduar poshtë një kamioni, duke u ndarë në dy pjesë siç duket edhe në fotot e shkrepura nga LSA.
Fatmirësisht drejtuesi i saj ka shpëtuar vetëm me lëndime trupore. Priten të jepen detaje të plota nga policia për këtë ngjarje.





