Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e së premtes në unazën veriore të qytetit të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Dritat e Verdha”, ku një automjet tip” Volvo” është përmbysur në mes të rrugës.

Sipas raportimeve të fundit mediatike, për fat të mirë shoferi ka shpëtuar pa lëndime serioze.

Sipas policisë mësohet se në momentin e aksidentit drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke sjellë dhe përmbysjen e makinës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.