Një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.

Makina për pak sa nuk ka hyrë në lokalet që ndodhen në anë të rrugës, ndërsa nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë aksident aspak të zakontë.

Momentalisht nuk raportohet për të dëmtuar sipas JOQ. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e situatës.