Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sauk në Tiranë.
Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se një makinë nga përplasja e fortë është kthyer përmbys.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi ngjarjen, por dyshohet se mund të ketë edhe viktima.





