Një aksident masiv ku u përfshinë 6 kamionë dhe 13 vetura, ka bllokuar autostradën që lidh Athinën me Selanikun në vendin e quajtur Avlona, 50 km në veri të Athinës.
Sipas policisë rrugore, ka qenë densiteti i lartë i mjegullës në zonë që ka ulur ndjeshëm shikimin.
Drejtuesit e automjeteve nuk mundën të shikojnë që një kamion kishte ndaluar, duke u përplasur njëri pas tjetrit.
Fatmirësisht nuk pati viktima, por vetëm disa të plagosur.
Radha e automjeteve u bë disa kilometra, ndërsa autostrada vazhdon të jetë ende e mbyllur (në krahun drejt Athinës, ndërsa në krahun drejt Selanikut u hap).





