Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak më parë në Durrës, konkretisht pranë stacionit të Trenit.
Një mjet është përplasur me dy të tjera dhe më pas me trafik ndarësen.
Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme të shumta materiale.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për “DurrësLajm” se drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë nga makina pa pësuar dëmtime.
Policia dhe ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes.





