Një aksident i frikshëm me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në Durrës te mbikalimi në aksin Shkozet-Plepa.

Viktimë ka mbetur Erjon Beli, 30 vjeç, nga Kavaja, i cili ka dalë nga rruga me automjetin e tij tip Renault me targa AA 477 YN.

Sipas të dhënave të para, “DurrësLajm” mëson se ai është përplasur me bordurën dhe ka qenë duke folur në telefon në momentin e përplasjes.

Aksidenti është regjistruar pas mesnate, rreth orës 00:20, dhe është kërkuar ndihma e zjarrfikëseve për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina e shkatërruar.