22 qershor 2015 –Piloti spanjoll, Fernando Alonso, ka shkaktuar një aksident të frikshëm në çmimin e madh të Austrisë.
Alonso dhe finlandez i Ferrarit, Kimi Raikkonen, u përplasen me njëri-tjetrin duke ndalur garën për disa minuta. Fatmirësisht gjithçka kaloi mirë dhe pa asnjë problem për të dy pilotët.
Nico Rosberg ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë duke rihapur luftën për titullin kampion në Formula 1. Tashmë, diferenca mes dy pilotëve të Mercedesit është vetëm 10 pikë, me britanikun Lewis Hamilton që vazhdon të mbajë kryesimin e renditjes së përgjithshme pas vendit të dytë në pistën e Zeltvegut.
Në vend të tretë Felipe Massa. Ky është podiumi i parë që arrin një makinë Williams në këtë sezon. Për të dytën garë radhazi, Ferrari mbetet pa podium: vetëm vendi i katërt për Sebastian Vettel, ndërsa Kimi Raikkonen doli nga gara që në xhiron e parë, pas një aksidenti me Fernando Alonson.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/