Gara e Formula E në pistën e Romës në këtë fundjavë është ndërprerë në mënyrë të parakohshme si pasojë e një aksidenti të frikshëm që ndodhi gjatë saj. Protagonist i pavullnetshëm u bë britaniku Sem Bërd i cili më pas solli kaosin në pistë.
Makina e tij Jaguar u përplas me rrethimin dhe u kthye në mes të rrugës. Shumë nga ata që vinin pas tij ia dolën ta shmangnin, pro fillimisht Buemi me Envision dhe Mortara me Maserati e goditën atë teksa vinin me shpejtësi.
Më pas, si pasojë e përplasjeve me pjesë të makinave, incidenti përfshiu edhe Da Kosta, Di Grasi dhe Frijns. Menjëherë në pistë hynë sanitarët, të shqetësuar për situatën e pilotëve, por për fat të mirë, sistemi “halo” i kabinës i kishte shpëtuar nga dëmtimet.





