GJERMANI, 12 mars 2013 – Në një aksident rrugor të regjistruar sot në Gjermaninë perëndimore u përplasën 100 automjete dhe kamionë. Aksidenti i frikshëm ndodhi për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës dhe akullit. Në të mbetën të lënduar rreth 20 persona, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë, njoftoi zëdhënësi i shërbimit lokal të shpëtimit.
Aktualisht nuk ka viktima. Në vendin e ngjarjes po punojnë rreth 100 bashkëpunëtorë të shërbimit të shpëtimit. Pjesa e autostradës federale në afërsi të qendrës së banuar Münzenberg, ku ndodhi aksidenti, është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/