Të paktën tre persona kanë vdekur në një aksident që ka përfshirë një autobus në Norvegji, raportojnë mediat shtetërore. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale në distriktin Hadsel, në bregun veriperëndimor të vendit.
Automjeti po udhëtonte në autostradën E10 në Hadsel në kontenë Nordland kur u përplas me barrierat e rrugës dhe ra në një liqen. Në këtë zonë kishte raportime për rrëshqitje të dendura bore dhe erëra të forta. Policia e Nordland tha se tre persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani dhe të paktën katër janë plagosur rëndë. Sipas raporteve lokale, shumë pasagjerë janë shtetas të huaj.
Kryqi i Kuq Norvegjez tha në mediat sociale se po dërgonte ekipe për të ndihmuar në një “aksident të rëndë autobusi” në rrugën E10, zonë e cila ka pasur raportime për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta.