Aksident i frikshëm në qendër të Durrësit, përbri pallatit të kulturës, përfshihen 4 automjete.
Një “Benz” me targa AA 063 RF, ka tentuar të parakalojë një automjet tip “Skoda” dhe një tjetër tip “BMW”. I riu që drejtonte “Benz”-in është futur në parakalim dhe është përplasur me gomën e parë të një mjeti tjetër tip “Benz” që ndodhej i parkuar përballë derës së bar “6 Këndëshit”.
Pas përplasjes, ai ka vijuar rrugën edhe 30 metra më tutje edhe më pas është kthyer në krahun tjetër të rrugës.
Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Edhe mjetet tip “BMW” dhe “Skoda” pësuan vetëm disa gërvishtje të vogla nga fërkimi gjatë parakalimit.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.





