Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e kësj të diele në lagjen nr.13 në Durrës, në aksin rrugor që shkon drejt Plepave.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete të cilat janë përplasur fuqishëm mes tyre, si edhe nga përplasja janë dëmtuar edhe disa makina të tjera të parkuara aty pranë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“DurrësLajm” mëson se sipas ekspertëve rrugorë, shkak i këtij aksidenti ka qenë njëra prej makinave e cila është futur në krahun e kundërt në parakalim.

Për shkak të aksidentit policia rrugore ka bllokuar njërin krah të rrugës, edhe si pasojë edhe pasagjerët e urbanit të linjës së Plazhit që po prisnin të udhëtonin me autobus, e patën të pamundur për të lëvizur me mjet.

Ndiqni pamjet më poshtë nga vendi i ngjarjes, të përcjella për “DurrësLajm” nga operatori Denis Simaku.