Një pasagjer ka "fluturuar" nga një makinë pas një aksidenti të frikshëm ku mbeti i vdekur shoferi, në Rio Rico, Arizona.

Anna P. Rodriguez po ngiste një Ford Ranger me shpejtësi të lartë dhe po parakalonte një makinë tjetër kur humbi kontrollin e mjetit. Edhe pse u përpoq të rifitonte kontrollin, nuk arriti dot dhe makina u përmbys anash rrugës.

Fordi u rrotullua disa herë duke nxjerrë jashtë një nga tre pasagjerët. Rodriguez u shpall e vdekur në skenë. Nuk dihet nëse udhëtarët po mbanin apo jo rripin e sigurimit.