Një tjetër aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Bëhet e ditur se tre makina janë përplasur pasditen e sotme. Ndërsa nga të dhënat e para policia dyshon se ka 7 persona të plagosur.

Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Blinishtit. Ky aks rrugor momentalisht është i bllokuar për shkak të aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e situatës.

Nderkohe ne oret e para te mengjesit te sotem nje automjet u kthye permbys ne nje rreth rrotullim ne Lezhe, brenda te cilit ndodheshin 4 te rinj.