Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin rrugor Elbasan-Peqin, duke shkaktuar katër të plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Papërr.
Automjeti tip Bens me targë AA 050 EY drejtuar nga I. N. 61 vjeç banues në Fier është përplasur me mjetin tip Renault me targë AA 615 MC drejtuar nga J. Dhima 35 vjeç me banim në Durrës.
Si pasojë e kësaj përplasje kanë mbetur të plagosur drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerët me inicialet E.N. 31 vjeç banues në Fier si dhe M.N. 59 vjeç banues në Fier.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas burimeve spitalore, ata kanë pësuar politraumë dhe ndodhen në gjendje serioze për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekspertët.
Siç duket edhe nga këto foto, një prej automjeteve është dëmtuar tërësisht, ndërsa vetëm mrekullia ka shmangur humbjet në jetë njerëzore.
Sipas të dhënave të para shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe moti me lagështi.
Po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. /infoelbasani.al





