Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkozetit në Durrës. Të katër automjetet janë përplasur në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet se pas aksidentit, shoferët janë përfshirë edhe në një konflikt verbal me njëri-tjetrin.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të verifikuar nëse ka pasur përplasje mes drejtuesve të mjeteve. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar rëndë.
Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë për disa minuta.