Një aksident mes pesë makinave është regjistruar në rrugën e “Rinasit”, në Tiranë, mbrëmjen e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, si pasojë e lagështirës pesë makina janë aksidentuar. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në spital.
“Më 29.12.2020, në rrugën e “Rinasit”, dyshohet si pasojë e lagështirës janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 2 shtetas, të cilët po dërgohen në ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”,– njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





