Një person ka gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Aksidenti është regjistruar në aksin nacional Lezhë-Laç pranë Milotit në hyrje të Rrugës së Kombit, ku dy automjete janë përplasur midis tyre.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurve.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.