Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali. Një adoleshent shqiptar, ndërsa po ecte me bicikletë është përpasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në Porcari, Itali.
Sipas raportimeve të medieve italiane, 18-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dashur ndërhyrja e njësive të specializuara me një helikopter për ta transportuar për kurim më të specializuar. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





