DURRËS, 5 mars 2015 – Rreth orës 21:00, të mbrëmjes së të mërkurës, 4 mars 2015 një motorçikletë me numër kubikësh të madh e prodhimit japonez me targë AC 001 u përplas me një autoveturë.
Të dy mjetet, por sidomos motorçikleta u dëmtua nga goditja. Motorçiklisti një i ri rreth të tridhjetave mbeti i plagosur. Efektivë të policisë rrugore me motorçikletë dhe autoveturë arritën në kohë rekord në vendngjarje. Autoambulanca, me gjithë problematikën e njohur të rëndimit të trafikut në Durrës për shkak të projekteve rehabilituese në infrastrukturë arriti mjaft shpejt.
I plagosuri u dërgua në repartin e urgjencës të Spitalit të Durrësit. Mbi asfalt mbetën pjesët e dëmtuara të mjeteve dhe njolla të mëdha gjaku.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





