Rekordmeni i maratonës në Kenia, Kelvin Kiptum dhe trajneri i tij Gervais Hakizimana kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Vdekja e tij erdhi vetëm pesë ditë pasi “World Athletics” kishte miratuar kohën që ai postoi në Maratonën e Çikagos në tetor të vitit të kaluar.

Kiptum ishte personi I parë që vrapoi një maratonë për 2 orë e 1 minutë në kushte normale, duke shënuar 2:00:35 për ti zënë vendin të madhit Eliud Kipchoge si njeriu më i shpejtë në garën 42 kilometra. Ai mbushi 24 vjeç në dhjetor dhe kishte qenë pjesë e garave për një vit para se të vdiste.