DURRËS, 28 dhjetor 2014 – Në orën 00:15 të së dielës 28 dhjetor 2014, në Shëtitoren “Taulantia” përballë ish- muzeut arkeologjik ndodhi një aksident i rëndë automobilistik.
Dy makina të ngara nga shoferë, që po ktheheshin nga lokalet e natës të Durrësit, u përplasën me njëra-tjetrën. Makinat e aksidentuara janë: një Audi me targë AA 125 HI dhe një Ford me targë AA162 EN.
Policia rrugore mbërriti thuajse menjëherë në vendngjarje. Shoferët dhe pasagjerët e të dy veturave u dëmtuan nga aksidenti. Fatmirësisht, kësaj rradhe autoambulanca nuk u vonua dhe mundësoi dërgimin e të plagosurve në Spitalin e Durrësit.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





