SHKODER, 7 prill 2013- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bahçallëk ku kanë humbur jetën 2 persona.
Viktimat ishin duke udhëtuar me një motoçikletë drejt fshatit Vukatan kur janë përplasur nga një makinë.
Viktimat Zenel dhe Fatbere Bajrami, bashkëshortë kanë gjetur vdekjen.
Zenel Bajrami, 55 vjeç nga fshati Vukatan ka humbur jetën menjëherë pas aksidentit, ndërsa bashkëshortja e tij Fatbere Bajrami 47 vjeçe ka humbur jetën sapo ka arritur në spitalin e Shkodrës.
Policia ka vajtur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet e aksidentit të rëndë.





