Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze 23 vjeçe dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në rrugën automobilistike Kavajë – Lushnje.
Aksidenti i rëndë është regjistruar ditën e djeshme pranë rrethrrotullimit te “Bishti i Zhurit”, ku një mjet është batuar pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin.
Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi Alvi Rr., 25 vjeç, banues në Elbasan, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë jashtë rruge dhe si rrjedhojë ka sjellë batimin e automjetit.
Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend shtetasia J. T., 23 vjeçe, banuese në Lushnje, pasagjere në këtë mjet dhe është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja tjetër shtetsia B. T., 20 vjeçe, banuese në Lushnje, të cilët pasi morën mjekim në spitalin e Lushnjes, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bën të ditur burime zyrtare nga policia.





