Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik paraditen e sotme dhe paraprakisht dyshohet se ka edhe viktima.
Një automjet model i vjetër i tipit “Passat”, ngjyrë e kuqe është përplasur me një makinë tjetër tip “Mercedez Benz EVO” ngjyrë të zezë në vendin e quajtur Bërdicë.
Sipas asaj që raporton “JOQ”, i plagosur ka mbetur drejtuesi i “Benz-it”, një burrë rreth moshës 35 vjeç, ndërkohë që te “Passat-i” udhëtonin 4 persona të cilët janë transportuar për në spital. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende me dije.
Dëshmitarët në ngjarje kanë sqaruar se një ose më shumë prej pasagjerëve që gjendeshin tek “Passat-i” kanë mbetur të vdekur në këtë aksident nga ato që kishin dëgjuar nga policia, por asgjë nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.
Sipas dëshmitarëve, shkak për aksidentin është bërë një prerje rruge e gabuar nga ana e shoferit të “Passat-it”, ndërkohë që “Benz-i” po udhëtonte me shpejtësi të madhe.
Rruga ka mbi një orë e gjysmë që është bllokuar si shkak i trafikut të rënduar.
Policia u gjend në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /JOQ/





