Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku kanë humbur jetën dy të rinj.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur tek ura e Dajçit, ku dy të rinjtë që mbetën viktima, po udhëtonin me një makinë e cila është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi G.T. 32 vjeç (drejtuesi i Benz-it) dhe pasagjeri po në këtë mjet, shtetasi R.E. 25 vjeç, të dy banues në Mabë – Lezhë.

Policia po kryen hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Informacioni i policisë:

Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.