Një makinë betoniere ka përplasur një grua teksa po kalonte rrugën, në zonën e Unazës së Re në Tiranë para pak minutash.

Mësohet se pranë zonës së Astirit, teksa gruaja ka tentuar të kalojë rrugën është përplasur nga mjeti.

E plagosura në gjendje të rëndë është dërguar menjëherë në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes,  ndërsa shoferi i mjetit është arrestuar.