Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit, ku si pasojë dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Identiteti i të plagosurve nuk është bërë i ditur, ndërsa raportohet se të dy ndodhen në gjendje kome.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 22:00, ndërsa mësohet se në të është përfshirë një makinë tip fuoristradë.

Deri më tani bëhet me dije se drejtuesi i fuoristradës ka humbur gjymtyrët.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.