Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:00 në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur qafa e Koshovicës ku dy automjete, njeri Mercedes-Benz dhe një Audi, janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë janë plagosur 2 persona që udhëtonin me makinën Audi, të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal të Fierit. Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normale e mjeteve, teksa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të plagosur. 

Grupi hetimor i policisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rethanave.