Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga pranë fshatit Drashovicë, në Vlorë dhe mësohet se ka humbur jetën drejtuesi i tij.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit i identifikuar si Abedin Boraku, i moshës 54 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

54 vjeçari mësohet se ka humbur jetë gjatë transportit në spital.