Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Peqinit gjatë natës. Dy të rinj, 24-vjeçarë, kanë humbur jetën.
Makina ku ata udhëtonin, një mjet tip “Golf”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët e një banese.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vendin e njohur si “Ura e Teqes”.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.





