Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksi Lezhë – Laç, ku një kamion është përplasur me një automjet tip “Volskwagen”.

Si pasojë e aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, i cili është nxjerrë nga makina me ndihmën e forcave zjarrfikëse dhe më pas është dërguar në spital.

Automjeti dhe kamioni pas përplasjes kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një tokë bujqësore.