Në hyrje të Gjirokastrës aksidentohet një këmbësore e moshuar teksa ishte duke kaluar nga njëri krah i rrugës kombëtare në tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Gjirokastër -Tepelenë, në vendin e quajtur Gërhot.

Një automjet tip Opel, me targa greke AIP9377, me drejtues shoferin me inicialet K.SH, emigrant shqiptar në Greqi, ka përplasur të moshuarën  Florika K. 75 vjeç, banore në Gjirokastër.

Nga përplasja ajo ka ngelur e lënduar rëndë ku dhe është transportuar menjëherë për në Spitalin e Gjirokastres për mjekim. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.