Një automjet ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë në zonën e Krastës paraditën e sotme.

Policia e Bulqizës informon se shtetasi M.B,  duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në një humnerë.

Nga ky aksident rrugor ka humbur jetën  shtetasi A.L, rreth 60 vjeç, që ishte  pasagjer në automjet, ndërsa drejtuesi i mjetit po transportohet me helikopter për ndihmë mjekësore drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.