Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur ditën e sotme në Fier.

Ngjarja është regjistruar në aksin Levan-Tepelenë, ku sipas policisë, viktimat janë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, ende të paidentifikuar.

Nga raportimet e para thuet se automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal në fshatin Varibop.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si dhe identifikimin e viktimave.

Njoftimi i policisë:

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.