Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, ku një mjeti tip “Fuoristradë” ka rënë nga një lartësi.
Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola, 25-vjeç, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur rëndë prindërit e tij që po udhëtonin së bashku me djalin.
Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ngrica në rrugë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





