Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur Bishti i Zhurit.

Një automjet tip Benz Mercedes është përplasur me një kamion.

Nga informacionet e para që përcjell policia, mësohet se brenda automjetit ndodhen dy persona që kanë humbur jetën për shkak të përplasjes së fortë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.