Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.

Një makinë ka dalë nga rruga, e për pasojë janë lënduar shoferi i mjetit dhe tre pasagjerët.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë rurale Ura e Çerenecit – Ostren, ndërsa banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe ambulancen të cilët shkuan në vendngjarje duke ju dhënë ndihmën e parë.

Sakaq mëoset se katër të lënduarit janë transoortuar më spitalin e Bulqizës, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të askidentit.