Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së premtes në Sarandë.
Një automjet tip Mercedes-Benz E Class ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një piceri.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës. Fatmirësisht pa të lënduar. Ende nuk dihet cili ka qenë shkaku që mjeti Mercedes-Benz E Class përfundoi te piceria.





