Një aksident i rëndë është shënuar në Kunë të Shëngjinit. Mjeti ka përplasur një motor.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar drejt spitalit.
Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, teksa të parët që i kanë ardhur në ndihmë deri në mbërritjen e ambulancës, kanë qenë dëshmitarët kalimtarët e rastësishëm.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet proceduriale.





