Një aksident i rëndë me dy të vdekur e një të plagosur është shënuar gjatë natës në aksin Gjirokastër- Kakavijë.

Një makinë tip “Ford” me targa AA 928 MD ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal në vendin e quajtur Grapsh, duke i marrë jetën drejtuesit Aleksandër Novi, 28 vjeç dhe pasagjerit Gazmir Shehu, 43 vjeç të dy nga Gjirokastra.

Ndërsa pasagjeri i tretë i identifikuar me inicialet L.M. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur Grapsh, mjeti tip “Ford”, me targa AA 928 MD, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Mjeti drejtohej nga shtetasi Aleksandër Novi, 28 vjeç, banues në Zenelaj, Gjirokastër.

Me automjet udhëtonin dhe dy pasagjerët: Gazmir Shehu, 43 vjeç, banues në Plesat, Gjirokastër dhe L.M., 28 vjeç, banues në Plesat, Gjirokastër.

Për pasojë, shtetasit Gazmir Shehu dhe Aleksandër Novi kanë humbur jetën, ndërsa shtetasi L.M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.