Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Petro Marko” teksa makina ka përplasur një djalë 14-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij ende nuk dihet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.