Një aksident është regjistruar në Kamëz, ku një 45-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka aksidentuar një të mitur 9 vjeçe.

Sipas policisë, 9-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“– Y. H., 45 vjeç, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka aksidentuar një të mitur 9 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”,-njofton policia.