Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin e vjetër Vlorë-Novoselë, në afërsi të fshatit Bestovë, ku një makinë ka përplasur një çift francez, të cilët lëviznin me biçikletë.

Mësohet se gruaja ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa edhe bashkëshorti ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen  e rrethanave.