Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Petovë pranë FNSH- së, ku një automjet tip “Benz”, ka përplasur një çift bashkëshortësh dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë marrë lëndime.
Sipas burimeve paraprake, ata janë transportuar me drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.





